Një 4-vjeçar nga Kosova është shpëtuar nga rojet bregdetare në Ulqin pasi dallgët e futën thellë në det pasi ndodhej me një kamerdare dyshek.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 09:35 në plazhin e Madhe në Ulqin.
Pushuesit kanë tentuar të notojnë te fëmija i rrezikuar, por rrymat e forta detare nuk i kanë lejuar në atë moment dhe dysheku është larguar nga bregu afërsisht tri kilometra drejt Ada Bojanës.
Menjëherë janë thirrur rojet bregdetare të cilat kanë bërë shpëtimin e fëmijës.