-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Fluturoi” me “BMW X6” te Liqeni dhe ia mbathi, momenti kur 26-vjeçari kapet nga policia

Kryesoret

Policia e Tiranës ka arritur të gjejë dhe shoqërojë shtetasin Eldi Allushi, i cili mëngjesin e sotëm, pasi u përfshi në një aksident automobilistik te diga e liqenit artificial në kryeqytet, braktisi automjetin dhe u arratis nga vendngjarja. Përmes një postimi në Facebook, Policia e Tiranës ka ndarë pamjet nga momenti i arrestimit të të riut.

Policia Rrugore e Tiranës reagon pas arrestimit të të fortit me X6 që “fluturoi” te Liqeni

Kujtojmë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, ku i riu me mjet tip “BMW X6”, duke ecur me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është futur tek diga e liqenit artificial, duke u përplasur me murin rrethues.

Mjeti është përplasur në një zonë të autorizuar vetëm për këmbësorët, ndërkohë që pronari i tij do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme mbi rastin.

“Fluturoi” me makinë te Liqeni, arrestohet bossi me “BMW X6”

Reagimi i Policisë:

Policia Rrugore Tiranë-Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, Policia e Qarkullimit Rrugor Tiranë ka arritur të lokalizojë dhe shoqërojë në komisariat shtetasin E. A., pronar i automjetit  BMW X6, i cili mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:15, është përplasur në bordurën mbrojtëse në skarpatin e digës së Liqenit Artificial. Pronari i mjetit do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme mbi rastin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit