Luizi mesa duket nuk është bindur akoma sa i përket shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
Së fundmi është publikuar një video e Luiz Ejllit, teksa shihet jashtë makinës duke marrë një gjobë nga policia. Ai edhe më parë është shprehur për fansat se ka marrë disa gjoba ku u ka bërë thirrje të gjithëve të kenë kujdes kur lëvizin me makinë dhe të ndjekin rregullat.
Por mesa duket ai i këshillon të tjerët por për vete nuk i zbaton këto këshilla. Pas disa gjobave të marra edhe kësaj here ai e ka kaluar me sportivitet pasi duket buzëqeshur.
Shkodrani u gjobit pasi kishte parkuar automjetin e tij në një hapësirë të rezervuar për taksitë në rrugën “Papa Gjon Pali II” në Tiranë.
Luizi ndërkaq sapo është kthyer nga pushimet në Turqi, ku ishte bashkë me partneren e tij, Kiara Titon.