Hulumtuesja amerikane, Ivana Stradner ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk e dëshiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por vetëm paratë e tyre paratë e tij.
Sipas saj, Vuçiç e do vetëm rrugën drejt BE-së pasi ka nevojë për para në mënyrë që të mbijetojë në politikë.
Këto komente Stradner i bëri në rrjetin social “X” ku ka bërë share shkrimin e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila kishte shkruar rreth takimit që kishte pasur në Athinë me Vuçiç.
“Vuçiç dëshiron rrugën drejt BE-së, sepse ai ka nevojë për paratë tuaja për mbijetesën e tij politike,” shkruan ajo.
Ndërsa der Leyen ka shkruar se me presidentin serb ka folur “për nevojën e angazhimit konstruktiv për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe përparimin e Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së”.
“Kam folur me presidentin Aleksandër Vuçiç për nevojën e angazhimit konstruktiv për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe përparimin e Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së. Integrimi më i ngushtë midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është jetik, veçanërisht përballë luftës ruse kundër Ukrainës,” ka thënë der Leyen. /Gazeta Express
EU path or EU membership?
Vucic wants EU path because he needs your money for his political survival.
He doesn’t want EU membership. https://t.co/sacevokqWK
— Ivana Stradner 🇺🇸🇺🇦 (@ivanastradner) August 21, 2023