Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zhvilluar një takim me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis gjatë vizitës së tij në Athinë pas darkës së mbrëmshme të organizuar nga ky i fundit teksa mlodhi liderët nga Ballkani.
Me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram, Vuçiç shkruan autoritetet greke edhe një herë kanë konfirmuar se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin zyrtar në lidhje me mosnjohjen e Kosovës.
“Një bisedë e mirë dhe miqësore me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, me të cilin shkëmbyem mendime për bashkëpunimin e përgjithshëm rajonal, çështjet globale dhe qëndrimin e Greqisë ndaj situatës në Kosovë.
Miqtë tanë grekë kanë konfirmuar edhe një herë se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin zyrtar për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ne do të vazhdojmë të punojmë në forcimin e bashkëpunimit tonë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë,” ka shkruar Vuçiç.
View this post on Instagram