Policia e Pogradecit ka arrestuar dy vëllezërit e shpallur në kërkim që nga data 10 Gusht.
Dhimitër dhe Mateo Dadushi u shpallën në kërkim pasi mbrëmjen e 10 gushtit pasi janë konfliktuar me një person tjetër kanë qëlluar me armë zjarri.
Konflikti mësohet se ka nisur për motive të dobëta ndërsa të shtënat e regjistruara kanë qenë në ajër.
Pas ngjarjes të dy vëllezërit janë larguar nga vendngjarja ndërsa arrestimi i tyre është bërë mbrëmjen e sotme në Pogradec.
Dyshohet se ata ishin fshehur atje prej ditësh.