-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dita e dytë radhazi, vazhdon përhapja e zjarreve pranë Athinës

Kryesoret

Qindra zjarrfikës punuan gjatë natës për ta kontrolluar një zjarr masiv në periferi të Athinës, ku edhe më shumë banorë u detyruan të evakuohen pasi autoritetet paralajmëruan se rreziku nga zjarret e reja është i lartë në mbarë vendin.

Njëzet njerëz janë vrarë nga zjarret që shpërthyen në Greqinë veriore më 19 gusht dhe u përhapën shpejt, të nxitura nga erërat e forta në valë e dytë të madhe të zjarreve këtë verë.

Një zjarr pranë fshatit Fyli, rreth 25 kilometra në veri të Athinës, u përhap në drejtim të qytetit Menidi, ku rreth 150 njerëz u evakuuan nga tre shtëpi për të moshuar, tha një zyrtar lokal.

“Ne e mbajtëm zjarrin larg shtëpive,” tha nënkryetari i Menidit, Stathis Topalidis, për transmetuesin shtetëror ERT. “Fatkeqësisht era nuk po ndihmon fare”.

Ai tha se të moshuarit u evakuuan me autobusë drejt hoteleve ose objekteve të tjera të përkujdesit.

Zjarri ka lënë prapa shumë dëm, duke djegur shtëpi dhe makina në fshatin Fyli dhe duke detyruar banorët të largohen në këmbë, disa duke mbuluar fytyrën me rroba përderisa një re e dendur tymi e mbulonte kryeqytetin. Disa vullnetarë ngarkuan dele në bagazhet e makinave për t’i shpëtuar nga flakët.

Ekipet e shpëtimit zbuluan 18 trupa të djegur më 22 gusht, që besohet të jenë emigrantë, në një zonë rurale pranë pyllit Dadia në rajonin verior të Evros në kufi me Turqinë, një rrugë e zakonshme për emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Azia që kërkojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian.

Në qytetin grek Alexandroupolis aty pranë, dhjetëra pacientë spitalorë u evakuuan në një traget. Një imazh satelitor i transmetuar në televizionin shtetëror tregoi se tymi nga zjarret e Evros ishte përhapur në ishujt e Jonit në veriperëndim, jo shumë larg Italisë. /REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit