Shtatë persona kanë mbetur të plagosur lehtë të enjten pas një përplasjeje mes dy automjeteve që ndodhi në rrugën Kakavijë- Janinë, pak larg nga stacioni kufitar grek.
Siç raportojnë mediat greke, bëhet fjalë për tre të rritur dhe katër fëmijë të moshave 12 deri në 15 vjeç të cilët hipnin në dy mjetet.
Me autoambulancat e EKAV-ut të gjithë u transportuan në spitalin “Hatzikosta” në Janinë.
Sipas informacioneve të para, gjendja e tyre nuk ngjall asnjë shqetësim te mjekët. Policia rrugore po heton rrethanat e aksidentit.