Policia e Fier ka vënë në pranga 39-vjeçarin me inicialet E. F. pasi u kap në flagrancë me drogë në lokalin që e kishte përshtatur për biznes droge.
Mësohet se 39-vjeçari kishte përshtatur një lokal për të shitur doza kokaine. Nga ky operacion i zhvilluar u sekuestruan 298 doza kokainë, përzierës për këtë lëndë, peshore elektronike, para të përfituara nga shitja e dozave, një këllëf pistolete dhe 2 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.
39-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.