-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mori peng emigrantët në Greqi, shqiptari: Nuk jam fashist, ishin duke ndezur zjarr

Kryesoret

Biznesmeni shqiptari i identifikuar si Apostolos (Astrit) Tota me origjinë nga Kukësi, që mori peng 13 emigrantë në një rimorkio, në Aleksandropolis dhe i akuzonte si përgjegjës të zjarreve masive që kanë përfshirë Greqinë, ka dhënë dhënë versionin e tij për ngjarjen në mediat e vendit fqinj.

“Unë nuk jam fashist apo racist,” tha ai për median greke GRTimes.

“Vendi ku kam qenë është 200 metra nga biznesi im. Në zonë u gjetën disa struktura të improvizuara ndezëse. Ditët e mëparshme ishin evakuuar periferitë dhe vendbanimet e Aleksandropolisit, si dhe Spitali i Përgjithshëm Universitar. Natyrisht, të gjithë banorët e kishin humbur gjumin dhe ishin vigjilentë në rast se zjarri do të na gjente gjatë natës.

Në pikën specifike midis Aleksandoupolit dhe N. Kilit, pas një rrjeti supermarketesh, dallova një grup prej 13 personash, të cilët ndodheshin rreth një objekti dhe tentuan t’i vënë flakën duke mbajtur një tullumbace që mbante erë benzine dhe me vete kishin sjellë një thikë. Menjëherë kam thirrur dy bashkëqytetarë të mi që ndodheshin në vendngjarje dhe i kemi kërkuar që të hidhnin thikat dhe sendet që mbanin në duar.

Ne i penguam ata të krijonin një burim aktiv zjarri brenda strukturës urbane. Ne u përpoqëm të mos i lejonim të iknin dhe na sulmuan.

Videoja është realizuar teksa prisnim të vinte policia, pasi doja të njoftoja bashkëqytetarët e mi për ngjarjen, se pas kaq ditësh shuarje zjarri, kam pikasur zjarrvënës në qytet. Nuk më interesonte nëse ishin emigrantë, nëse vinin nga Shqipëria, Siria, Greqia apo Australia. Unë nuk jam as fashist dhe as racist dhe jam absolutisht i sigurt që këtë e dinë edhe bashkëqytetarët e mi në Aleksandropolis me të cilët kam bërë biznes gjatë gjithë këtyre viteve,” përfundon ai në deklaratën e tij./ GR Times

Mbyllën emigrantët e paligjshëm në rimorkio, arrestohet një shqiptar dhe dy grekë

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit