-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkëmbi zë poshtë turistët, vdes një 8-vjeçar dhe plagosen tetë të tjerë

Kryesoret

Një djalë 8-vjeçar u vra dhe tetë persona u plagosën nga rrëshqitja e një guri të enjten në një rezervat natyror në Izrael.

Disa nga të plagosurit mësohet se u bllokuar nën gurë. Pasi u nxorën u dërguan me helikopter në spital.

Pesë persona kanë mbetur të plagosur lehtë, ndërsa një vajzë 4-vjeçare dhe dy persona të tjerë kanë lëndime të rënda.

Për operacionin e shpëtimit, ushtria dërgoi helikopterë për të ndihmuar në transportin e viktimave.

Një dëshmitar okular tha se shkëmbinjtë ishin sa një makinë. Ai nuk u lëndua, por dy nga fëmijët e tij u dërguan në spital me lëndime të lehta.

Paralajmërimet për rënien e shkëmbinjve janë të zakonshme në zonën shkëmbore të shkretëtirës jugore të Ein Gevi, një vend i njohur për alpinistët e njohur për burimet dhe ujëvarat e tij.

Policia tha se ka nisur hetimet për ngjarjen. Pjesë të zonës do të mbeten të mbyllura ndërkohë që do të kryhet një studim gjeologjik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit