Tetë muaj pas aksionit të bujshëm të qeverisë kundër pallateve në shkelje të lejeve të ndërtimit, kompanitë ndërtuese janë rikthyer në kantieret e konfiskuara, ndërsa institucionet bëjnë një sy qorr ndaj shkeljes së përsëritur të ligjit.
Në shtator të vitit 2022, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të tij nisën një aksion të bujshëm kundër pallateve shumëkatëshe që kishin shkelur lejet e ndërtimit në Tiranë, duke paralajmëruar konfiskimin e tyre dhe përdorimin për qëllime sociale.
Në mbështetje të këtij aksioni, qeveria miratoi vendimin me nr. 589/2022 që i hapte rrugën konfiskimit, por u jepte njëkohësisht ndërtuesve mundësinë e legalizimit përmes parablerjes me çmimin e tregut të kateve pa leje.
Në daljet e tij publike, zoti Rama fajësoi drejtësinë, por edhe opozitën e mediat se kishin heshtur për ndërtimet pa leje në mesin e Tiranës.
“Askush, as opozitat, as media nuk i pa, nuk i tha, nuk i dëgjoi nuk i kërkoi katet e metrat e ndërtuara pa leje për qëllim fitimi deri në mes të Tiranës. Sepse të tërë ose e kanë të ngjyer gishtin kush më shumë e kush më pak, kush direkt e kush indirekt në mjaltin e tullave të betonit ose iu kanë sytë aq të verbuar dhe veshët kaq tapë nga urrejtja”, shprehej ai.
Edhe ministrat e qeverisë i denoncuan ndërtimet pa leje si krime të mistershme.
Sipas Ministrisë së Financave, 25 objekte u konfiskuan si pjesë e këtij aksioni, pjesa më e madhe e të cilave në Tiranë. Por tetë muaj më vonë, ndërtuesit janë rikthyer në kantieret e konfiskuara dhe kanë rifilluar ndërtimet, sërish pa leje./VOA
Artikulli i plotë këto.