Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar sot se Ukraina nuk ishte e përfshirë në vdekjen e raportuar të shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin.
“Ne nuk jemi të përfshirë në këtë situatë, kjo është e sigurt. Unë mendoj se të gjithë janë të vetëdijshëm se kush është i përfshirë,” u tha Zelensky gazetarëve në Kiev.
Një ditë më parë avioni privat në të cilin udhëtonte shefi i grupit mercenar Wagner u rrëzua në periferi të Moskës duke i marrë jetën të gjithë personave në bord sipas deklaratave në autoriteteve ruse.
Çfarë mund të ketë shkaktuar rrëzimin e avionit të Prigozhin? Të gjithë skenarët