-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë kërkon tregu i punës dhe çfarë studiojnë të rinjtë?

Kryesoret

Mjekësia e përgjithshme, inxhinieria kompjuterike dhe softuerike, gjuha gjermane dhe infermieria janë disa nga programet më të kërkuara nga studentët e rinj në vitin akademik 2023/24, tregojnë të dhënat e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Por, a janë këto profesione që i kërkon tregu i punës në Kosovë?

Mjekët dhe infermierët – po. Institucionet shëndetësore, prej vitesh, raportojnë mungesa të stafit.

Sipas të dhënave të Odës së Mjekëve të Kosovës, 580 mjekë janë larguar nga Kosova – kryesisht drejt vendeve të Bashkimit Evropian – në periudhën 2018-2021. Ngjashëm edhe infermierët.

E bindur se në këtë situatë do të mund të gjejë më lehtë një vend pune, Natyra Statovci thotë se ka zgjedhur të studiojë në Fakultetin e Mjekësisë.

“Rol të madh në përzgjedhjen e këtij profesioni ka pasur edhe fakti se ka përfitime të mëdha… përgatitesh mirë për tregun e punës”, thotë prishtinasja e re, që do t’i nisë studimet në këtë vit akademik.

Çdo vit, mijëra të rinj që diplomojnë në drejtime të ndryshme në Kosovë, përfundojnë të papunë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, papunësia te të rinjtë 15 deri në 24 vjeç aktualisht është 19 për qind.

“Ndryshim pozitiv”

Krahasuar me vitet e kaluara, ekspertë të arsimit thonë se ka një ndryshim pozitiv në këtë drejtim – maturantët kanë zgjedhur të studiojnë profesione që i kërkon tregu i punës.

Megjithatë, thonë ata, shpërputhjet midis kërkesave të tyre dhe kërkesave të tregut vazhdojnë.

“Këtë e dëshmon numri i madh i të diplomuarve që punësohen në profile të ndryshme nga profilet e studimit”, thotë për Radion Evropa e Lirë Rinor Qehaja, drejtor i Institutit EdGuard në Prishtinë, i cili merret me çështje të edukimit./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit