Leku letër. Buxheti i taksapaguesve shqiptarë do të paguajë një tjetër tender të majmë për makina me qira. Furnizuesi i Shërbimit Universal dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes pjesë e OSHEE do të rinovojnë flotën e mjeteve që kanë në përdorim duke marrë të paktën 170 makina me qira. “5Pyetjet.al” publikon dokumentet e procedurës së prokurimit 672 milionë lekë apo 6.1 milionë euro ku kërkohet që viti i prodhimit të mjeteve të jetë minimumi 2022.
Gjithashtu theksohet që “duhet të jenë të reja me kilometrazh 0 km”. Nga 170 mjete, 11 mjete i përkasin FSHU-së dhe 159 mjete OSSH-së. Procedura është hapur ditën e sotme dhe afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 25 shtatori. Makinat janë me qira për 36 muaj, ose tre vite dhe duhet të vendosen në dispozicion për 180 ditë.
Pra e thënë më thjeshtë për 3 vite buxheti do të paguajë 6.1 milionë Euro për makina me qira. OSHEE dhe FSHU nuk janë institucionet e vetme shqiptare që kanë kryer këtë procedurë, por të radhës që derdhin miliona Euro për makina me qira, por a nuk do të kushtonte më pak nëse do të bliheshin për të qenë përgjithmonë pronë e këtyre institucioneve?