Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Komanovë të Maqedonisë e Veriut. Mësohet se një vrasje e dyfishtë është regjistruar sot.
Autor i vrasjes është një 46-vjeçar i cili dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe vjehrrën.
Pas ngjarjes së rëndë tentoi të vriste veten duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit.
Nga plagët e rënda që mori autori i vrasjes vdiq në spitalin e Shkupit.