-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosja e dy të rinjve për një fjalë goje të Rana e Hedhun, identifikohen 3 “të fortët”

Kryesoret

Dy persona mbetën të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme (24 gusht) në një lokal në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Mësohet se të plagosurit janë shtetasit Albert Gjinaj, 28 vjeç, banues në Tiranë dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç banues në Thumanë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

VIDEO-Plumba, klithma, lot dhe britma në mes të rrugës

Ndërkohë policia ka bërë të mundur identifikimin e autorëve, konkretisht shtetasit Kristian Curri, Bledar Curri dhe Frajd Curri dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre.

“Informacion paraprak: Rreth orës 22:00, në Shëngjin, në një lokal në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”  dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë  plagosur me armë zjarri  lehtë në këmbë shtetasit A.Gj, 28 vjeç banues në Tiranë dhe G.N. 30 vjeç, banues në Thumanë, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Sherr dhe plumba buzë detit! Kush janë dy të rinjtë që u qëlluan?

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve, konkretisht shtetasit B. C., F. C. dhe K. C., dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, njofton policia.

Zbulohen emrat e të plagosurve pas sherrit në Shëngjin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit