-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosje me thikë në Pogradec, sherri në lokal për pak i kushton jetën një 24-vjeçari

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në një lokal në qytetin e Pogradecit, ku një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri momental me disa persona të tjerë.

Sipas njoftimit të policisë, ka rënë në pranga një 22-vjeçar, i cili është autori i plagosjes. Mësohet se, ky i fundit është sulmuar nga i plagosuri dhe tre persona të tjerë me grushte.

Më pas sherri ka degraduar në përdorimin e mjeteve prerëse, ku për pasojë u plagos 24-vjeçari. Ndërkohë, tre personat e tjerë të përfshirë në sherr janë vënë në ndjekje penale nga policia.

“Pogradec/ Plagosi me mjet prerës një 24-vjeçar, gjatë konfliktit në një lokal, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin U. B., 22 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në ambientet e një lokali, në lagjen nr. 1, Pogradec, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin R. J., 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve.  

Gjithashtu, në vijim të veprimeve të kryera për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. Sh., 23 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, F. Xh., 34 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec dhe R. J., 24 vjeç (i dëmtuari), pasi gjatë konfliktit e kanë goditur me grushte 22-vjeçarin U. B.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia e Pogradecit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit