-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Duan vëmendje”, Sara Hoxha i kundërpërgjigjet Dafina Zeqirit

Kryesoret

“Kam vendosur tu bëj ‘unfollow’ dhe të mbyll marrëdhëniet me njerëz që unë, si Dafina, i kam respektuar. Ndërkohë, në këmbim ata kanë bërë të kundërtën për vëmendje. PIKË,“ ishte reagimi i Dafina Zeqirit një ditë më parë në lidhje me veprimin e saj për të hequr nga Instagram-i Ledrin dhe Sarën.

Në këtë valle së fundmi është futur edhe Sara Hoxha e cila nuk ia ka lënë mangët këngëtares.

“Njeriu nuk mund t’i japë fund një marrëdhënieje, kur në fakt nuk ka pasur një marrëdhënie,” ka shkruar Sara në Instastory, një thumb direkt ky për Dafinën.

Kujtojmë se Dafina dhe Ledri u bënë viral këto kohë për shkak të një vargu të njëjtë në dy këngët e tyre të fundit.

Në bashkëpunimin me Romeo Veshajn që publikoi pak javë më parë, Ledri thotë: “T’i kom dhon krejt/ T’i kom dhon krejt/ Ama loçkë më le vetëm”.

Kurse Dafina në projektin me Elgit Dodën që solli para pak ditëve thotë: “Se t’i kom dhon krejt/ E mi ke dhon krejt/ Ama sot prap vetëm”.

Aludimet ishin të ndryshme, madje u përmend se dyshja po i dërgonte mesazhe tjetrit me anë të muzikës.

E kur rrjeti vijon të ziejë, Ledri i hodhi benzinë zjarrit me një koment.

“T’i kom dhon krejt,” ishte komenti i Ledrit të cilin ndjekësit e vunë re menjëherë, por ai e fshiu komentin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit