Mbrëmjen e djeshme është regjistruar një zjarr në një magazinë në zonën industriale në Shkodër.
Mësohet se brenda magazinës kishte vetëm bar të thatë për bagëtinë e cila ka sjellë që zjarri të përhapet edhe më shprejt.
Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje duke bërë të mundur lokalizimin e zjarrit dhe shuarjen e tij.
Sipas informacioneve, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Ndërkohë policia po heton rastin.