Një ngjarje e pazakontë qenka regjistruar në një burg në Gjilan ku një i burgosur pasi ka sulmuar një polic është arratisur.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes rreth orës 15:07.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti është cilësuar si “Arratisja e personit të privuar nga liria dhe sulm ndaj personit zyrtar”.
”Gjilan 25.08.2023 – 15:07. Lidhur me rastin e raportuar është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente”, thuhet në raport.