“Shpresoj që kryeministrja Giorgia Meloni të marrë masa në kohë për t’i kërkuar qeverisë shqiptare drejtësi për Domenico Gritto dhe Vincenzo Tizzano, dy të rinjtë nga Monteruscello që u përplasën për vdekje nga një makinë në Sarandë të Shqipërisë.

Bëjeni me më shumë këmbëngulje dhe vendosmëri me të cilën ndërhyni për të mbrojtur restorantin shqiptar duke paguar faturën prej tetëdhjetë eurosh për katër automobilistët italianë që u larguan nga restoranti pa paguar.

Fatkeqësisht, për momentin nuk është thënë asnjë fjalë për bashkëqytetarët tanë që humbën jetën në aksidentin tragjik, as nga ju dhe as nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Fatkeqësisht, një faturë e papaguar në një restorant bën më shumë zhurmë se dy italianë që u vranë”, u shpreh Borrelli.

Dy turistët italianë humbën jetën pasi u përplasen nga një makinë e cila drejtohej nga një 17-vjeçar pa patentë.

I riu nuk i ka pranuar akuzat dhe është shprehur se dy turistët të cilët udhëtonin me motor kishin birra në dorë. Ai më tej shtoi se nuk kishte qenë në korsinë e gabuar.

Më vonë dolën detaje se Vincenzo Tizzano kishte dalë me mikun e tij i cili mbeti viktimë Domenico Gritto për të festuar ditëlindjen e tij e cila më pas u kthye në tragjedi.