Tentoi të fuste ilegalisht në Shqipëri nga dogana në Morinë, 32 450 euro dhe 140 000 lekë, procedohet penalisht 37-vjeçari me inicialet A. L. banues në Shkodër. Ai po hetohet në gjendje të lirë. Sekuestrohet shuma monetare.
“Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në çantën e tij shërbimet e Policisë kanë gjetur lekët dhe eurot” thotë policia e Kukësit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.