Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Mitrovicë ku një fëmijë ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri një të mitur.
Fëmija i plagosur është dërguar në QKUK ku ka marrë ndihmën mjekësore. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur e sekuestruar një revole e llojit “Zastava”.
Njoftimi i policisë së Kosovës
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM – Mitrovicë. 26.08.2023-06:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i mitur, aksidentalisht ka plagosur me armë zjarrit viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Në vendngjarje është gjete dhe konfiskuar një revole e llojit Zastava. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.”