-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazetarja ukrainase kërkon njohjen e Kosovës në mes të Kievit

Kryesoret

Gazetarja ukrainase, Iryna Synelnyk ka thënë se ka ardhur koha të qëndrojnë me ata që i mbështesin dhe ta njohin Kosovën.

Synelnyk dhe Luidmyla, dy gazetaret ukrainase të cilat kanë qëndruar në Kosovë janë kthyer në Ukraine për shkaqe familjare, u kanë dërguar në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës fotografi si shenjë falënderimi.

Synelnyk ka shkruar në Facebook se Ukraina ende nuk e njeh Republikën e Kosovës, e cila shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008 edhe përmend takimin e presidenti serb, Vuçiç me presidentin e Ukrainës, Zelensky gjatë Samitit Ballkanik në Greqi.

Sipas gazetares ukrainase, Serbia paraqet interesat ruse në Ballkan.

“Së fundmi është parë promovimi me sloganin  “Rusët dhe serbët janë vëllezër përgjithmonë. Prandaj, mund të supozohet se ky vend do të veprojë sipas skenarëve të krijuar në Kremlin.

Në anën tjetër, Kosova, qytetarët e së cilës i mbijetuan luftës së viteve 1998-1999, mreshtën Ukrainën pa falje, kështu që me shumë gjasa ka ardhur koha të qëndrojmë me ata që na mbështesin dhe nuk na vënë kushte.

Është koha ta njohim Kosovën. Pas pjesëmarrjes në programin “Rezidenca në Kosovë” njeriu dëshiron të besojë se Kosova do të jetë vendi i parë me të cilin Ukraina do të përmirësojë marrëdhëniet diplomatike pas përfundimit fitimtar të luftës,” ka shkruar Synelnyk.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit