-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndahet nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike

Kryesoret

Ka ndërruar jetë ish-deputeti i Partisë Demokratike, Baki Shehi. Lajmin e ka bërë të ditur kryedemokrati Lulzim Basha përmes një postimi në Facebook.

Në reagim Basha përmend edhe pasionin e theksuar për historinë të Shehit kur thotë se ai hulumtoi me kërshëri të shkuarën e lashtë të Ndroqit, duke i dhënë jetë një libri që do të mbetet testament i lidhjes së tij të ngushtë me këtë komunitet, të cilit i shërbeu me devocion dhe dashuri.

“Mësova me hidhërim ndarjen nga jeta të Baki Shehit, deputet i Partisë Demokratike, gjeneral i Forcave të Armatosura dhe studiues i apasionuar i historisë.

I dashuruar pas vendlindjes së tij, të cilës i përkushtoi me pasion dhe humanizëm aktivitetin e tij politik, përmes një pune të gjatë e të palodhur, Baki Shehi hulumtoi me kërshëri të shkuarën e lashtë të Ndroqit, duke i dhënë jetë një libri që do të mbetet testament i lidhjes së tij të ngushtë me këtë komunitet, të cilit i shërbeu me devocion dhe dashuri.

Ndonëse i sfiduar dhimbshëm nga dallgët e jetës, gjeneral Baki Shehi ruajti përherë zemërgjerësinë dhe fisnikërinë me të cilën do të kujtohet nga miqtë dhe kolegët e tij. Me ndarjen e tij nga kjo jetë Partia Demokratike humbi një prej kontribuesve të saj të vyer.

Mendimet dhe lutjet e mija janë me familjen, të afërmit dhe miqtë e dashamirët e tij të shumtë.

U prehtë në paqe!” shkruan Basha në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit