Pas 18 orësh negociatash me policinë italiane shqiptari Erald P. ka hapur derën vullnetarisht pas kërcënimeve se do të hidhej nga ndërtesa ku banonte.
38-vjepari pas orës 9 të mëngjesit të sotëm hapi vullnetarisht derën e shtëpisë së tij dhe iu dorëzua karabinierëve.
Ai ishte mbyll në shtëpi që nga ora 12 e djeshme për të shmangur dërgimin në psikiatri të kërkuar nga prindërit e tij.
Burri, me patologji të rënda psikiatrike, prej dy muajsh kishte ndërprerë ilaçet dhe kjo e kishte shtyrë të bënte gjeste kërcënimi ndaj kujtdo, duke filluar nga prindërit e tij, të cilët ishin rrahur disa herë.
Ai qarkulloi me një çekiç dhe një thikë si dhe një bidon benzinë. Ditën e djeshme ai kërcënoi se do të hidhej nga ballkoni ose do t’i vinte flakën të gjithë godinës.
Pas ngjarjes ai u dorëzua dhe u shtrua në spital.