-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Një arrestim i gabuar i Belerit”, Rama: Nuk jam dakord që një qeveri e huaj të komentojë drejtësinë tonë

Kryesoret

Kryeministri, Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me median greke, “Kathimerini” me gazetarin Pavlos Papadhopulos ku ka folur në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri.

Papadhopulos i rreshtoi kryeministrit disa arsye se pse arrestimi i Belerit është i gabuar ndërsa ai iu përgjigj se nuk është dakord që një qeveri e huaj të kometojnë drejtësinë në vend.

Nuk u ftua nga Mitsotakis në Athinë, Rama për “Kathimerini”: Nuk e marr personale

Pavlos Papadhopulos: Athina thotë se kemi një arrestim të gabuar, një mbajtje në arrest të gabuar dhe një pengesë të gabuar nga të drejtat e kryebashkiakut të zgjedhur. Prandaj dhe Greqia u pozicionua kështu ndaj çështjes.

Edi Rama: E kuptoj por nuk jam dakord me asgjë nga këto e në radhë të parë nuk jam dakord që një qeveri e huaj mund të komentojë aktet e sistemit gjyqësor të një vendi tjetër, akoma dhe nëse janë vende shumë mike.

Nuk është sjellje europiane, sipas mendimit tim. Pastaj, nuk i dimë të gjitha rreth çështjes. Do i mësojmë kur të paraqiten gjithë faktet në sallë gjyqësore nga prokurori special. Por nga sa njohim, e para u kap duke blerë vota.

Sulmet dhe gjuha e përdorur ndaj Belerit, Rama: Ndodh që thua gjëra që më pas nuk je krenar

E dyta, asgjëkund në ligjet e Shqipërisë nuk parashikohet që qeveria apo kryeministri të lëshojë leje dalje nga burgu e një të burgosuri. Dhe e fundit, mbahet sepse pasi u drejtua në tre nivelet e drejtësisë shqiptare, nuk mundi të lirohet.

Kështu, pyetja juaj është shumë e thjeshtë, ku jam unë dhe ku qeveria shqiptare në gjithë këtë? Prokuroria speciale kundër krimit të organizuar dhe gjykatat speciale kundër korrupsionit janë krijuar në kuadrin e reformës së drejtësisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit