-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prodhimi bujqësor rrezikon të hyjë në krizë

Kryesoret

Prodhimi bujqësor po hyn në një cikël krize që po krijohet nga mungesa e fuqisë punëtore në fshat, kostot e larta të inputeve, teksa eksportuesit po falimentojnë nga rënia e vlerës së Euros.

Fermerët rritën të ardhurat në këtë sezon nga çmimet më të larta që ofron tregu i huaj dhe ai i vendit në kushtet e mungesës së prodhimit.

Mbështetja për zhvillimin rural ishte vetëm 3,5 milionë euro në janar-prill 2023. Ndërkohë, BE njoftoi pezullimin e fondeve nga programi IPARD, për shkak të korrupsionit. Fermerët po vuajnë nga abuzimet e çmimeve të inputeve dhe rreziqet klimatike dhe po shfrytëzojnë vetëm avantazhin gjeografik që siguron prodhim me dy-tre sezone në Fier, Lushnjë dhe Berat

Fermerët po shesin me çmime më të larta këtë vit prodhimet nga serrat dhe fushat. Pranvera e lagësht dhe me shira ka dëmtuar rëndë prodhimin në rajon, i cili ka rritur kërkesën për prodhimet shqiptare, e për rrjedhojë, edhe çmimet.

Fermerët lajmërojnë se çmimet e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale do të mbeten të larta për arsye të mungesës së fuqisë punëtore në fshat, që po redukton sipërfaqet e mbjella dhe po ndikon te prodhimi, teksa kërkesa është në rritje.

Në fillim, lufta në Ukrainë dhe tani ndikimet klimatike kanë qenë në favor të sezonit për bujqit shqiptarë, por kjo ecuri pozitive nuk mund të jetë një trend gjithëvjetor, pasi këtë vit prodhuesit e frutave sidomos vreshtat dhe mollët janë dëmtuar masivisht nga pranvera e lagësht./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit