-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“E vrava? No, noo…më fal”! Fjalët e killerit që i mori jetën të riut në lule të rinisë

Kryesoret

Mediat italiane zbardhin detaje të reja nga vrasja e shqiptarit Klajdi Bitri në Itali pasditen e djeshme. Autori është një algjerian dhe shkaku dyshohet se ka qenë një debat për trafikun.

Autori ishte pa këmishë, me pantallona të shkurtra, pranë një nënkalimi kur dy karabinierë e bllokuan dhe e arrestuan. Ai është 27 vjeç, quhet Melloul Fatah dhe është me kombësi algjeriane.

Ai është i riu i akuzuar se pasditen e djeshme ka qëlluar me shtizë në qendër të Sirolos (Ankona), duke vrarë 23-vjeçarin shqiptar Klajdi Bitri, një punëtor banues në Ankona.

Gjithçka do të kishte ndodhur në rrugë, në mes të njerëzve, pas një sherri për arsye banale, trafiku. ndoshta një automjet që eci shumë ngadalë ose përparësia, një debat i pakuptimtë.

Në një video të xhiruar nga një banor, e cila u bë menjëherë virale, shfaqen pamjet dhe dëgjohen fazat e arrestimit.

Karabinierët e bllokojnë direkt, njëri i thotë “zbrisni, zbrisni”. Polici tjetër i thotë “ke vrarë një djalë”. Në atë moment algjeriani e mohon dhe bërtet “noo, noo” në dëshpërim.

Karabinierët njoftojnë kolegët. “E morëm, e morëm”. Është ora 21:00 e së dielës, 27 gusht. “Gjuetia”, e cila zgjati gati katër orë, përfundoi.

I arrestuari, sipas audios së videos, duket se nuk e ka kuptuar se kishte kryer një vrasje. I drejtohet të fejuarës së tij, një vajzë italiane, jo shumë larg tij, i thotë “e dashur, shko në shtëpi”. Më pas ai i përsërit asaj “dashuri më fal, më fal”.

Momenti kur policia arreston algjerianin, në dorë kishte shtizën me të cilën vrau shqiptarin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit