-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan në Rusi për ringjalljen e marrëveshjes së drithërave

Kryesoret

Turqia njoftoi se presidenti Recep Tayyip Erdogan “shumë shpejt” do të vizitojë Rusinë, ku do të zhvillojë bisedime me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për ringjalljen e marrëveshjes për eksportin e drithërave ukrainase, marrëveshje që mund të përdoret si trampolinë për negociata më të gjera të paqes me Ukrainën.

Zëdhënësi i partisë së Erdoganit, Omer Celin, u tha gazetarëve se ky takim do të mbahet në Soçi, qytet rus në Detin e Zi, dhe do të fokusohet në krizën aktuale ushqimore.

“Siç e dini, Erdogan do të vizitojë shumë shpejt Soçin,” tha Celik për gazetarët.

Agjencia e lajmeve Bloomberg më herët ka raportuar se Erdogan mund të takohet me Putinin më 8 shtator. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se përgatitjet për takimin janë “intensive”, por nuk tregoi detaje për kohën dhe vendin ku do të takohen dy liderët.

Erdogan ka përdorur marrëdhëniet e tij të mira me Moskën dhe Kievin dhe ka tentuar që t’i bindë të dyja palët të zhvillojnë bisedime formale të paqes.

Lideri turk ishte takuar për herë të fundit me Putinin në Astana të Kazakistanit tetorin e vitit të kaluar. Po ashtu, dy liderët kanë mbajtur një telekonferencë në prill për të inauguruar një central bërthamor të ndërtuar nga Rusia.

Turqia ndihmoi në negocimin e marrëveshjes së parë mes Ukrainës dhe Rusisë, që kur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të fqinjit të saj në shkurt të vitit 2022. Marrëveshja mundësonte eksportin e drithërave nga tri porte ukrainase në Detin e Zi.

Rusia dhe Ukraina janë eksportuese të mëdha të produkteve bujqësore dhe kjo marrëveshje mundësoi uljen e çmimeve botërore të ushqimit. /REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit