Një atentat u raportua mbrëmjen e djeshme ndaj një shqiptari në Athinë. Mësohet se i riu shqiptar, i cili si pasojë e atentatit mbeti i plagosur është 32-vjeçari, Jorgo Zeneli alias Rafaelo Tona.
Plagoset 32-vjeçari shqiptar në Athinë, flet 20-vjeçarja greke që e kapi plumbi “qorr”
32-vjeçari njihet si anëtari i bandave kriminale që operon në shpërndarjen e lëndëve narkotike, ndërsa theksohet se ka qenë dy herë i depërtuar.
E plagosur mbeti edhe një 20-vjeçare, e cila u dërgua së bashku me shqiptarin në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.
Ajo ka dëshmuar në Polici se nuk e njeh 32-vjeçarin shqiptar, ndërsa sipas mediave greke, ky i fundit, siç rezultoi nga hetimet, është një emër i njohur nga autoritetet, pasi ka qenë i arrestuar në të kaluarën për një rast droge.