-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagoset 32-vjeçari shqiptar në Athinë, flet 20-vjeçarja greke që e kapi plumbi “qorr”

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin grek, Athinë, ku raportohet se dy persona mbetën të plagosur si pasojë e një atentati në lagjen “Ampelokipi”, jashtë shkollës së Panormou.

Policia greke është njoftuar për të shtënat me armë dhe më pas ka shkuar në vendin e ngjarjes. Më pas janë njoftuar nga spitali për dy të plagosur, bëhej fjalë për një 20-vjeçare greke dhe një 32-vjeçar nga Shqipëria.

Blutë e Athinës kanë nisur menjëherë hetimet për ngjarjen, ndërsa i është vënë pas autorit të kësaj plagosjeje, referuar pamjeve filmike dhe dëshmive të banorëve të zonës, të cilët arritën të shikojnë të gjithë skenën.

Mediat greke njoftojnë se, ngjarja ka ndodhur pas një debati momental mes autorit dhe të riut shqiptar, i cili është qëlluar me armë zjarri, ndërsa plumbat kanë kapur aksidentalisht edhe një 20-vjeçare greke, që po kalonte rastësisht aty.

20-vjeçarja, e cila u dërgua së bashku me shqiptarin në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, ka dëshmuar në Polici se nuk e njeh 32-vjeçarin shqiptar. Ky i fundit, siç rezultoi nga hetimet, është një emër i njohur nga autoritetet, pasi ka qenë i arrestuar në të kaluarën për një rast droge.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit