Gjatë ditës së nesërme pritet të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqendruara në veri dhe në jug të territorit.
Në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.
Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
Reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata në pothuajse të gjitha qarqet.
Ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet nga 20 deri në 26 °C, në vendet e ulëta nga 20 deri në 28 °C dhe në vendet malore nga 16 deri në 25 °C.
Bazuar në këto kushte atmosferike, era pritet të jetë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet.