-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot konferenca e Forumit Strategjik të Bled, ‘shkrihen akujt’ mes Ramës e Kurtit

Kryesoret

As në Tiranë e as në Prishtinë, është dashur një konferencë në Slloveni që të ‘shkriheshin akujt’ mes kryeministrit Rama dhe homologut të Kosovës, Albin Kurti.

Pas shumë refuzimeve për takim nga kryeministri i Kosovës, Rama ka publikuar disa foto ku duket në shoqërinë e të gjithë krerëve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë të lartë të BE-së, por ajo që bie në sy është se duket i buzëqeshur teksa shtrëngon duart me Albin Kurtin.

Rama ndodhet në Lubjanë, së bashku me krerët e tjerë të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Konferencës së Forumit Strategjik të Bled në Slloveni. Edhe në fotot e tjera, Kurti duket ngjitur kryeministrit Rama teksa të gjithë zyrtarët e lartë ndodhen në një tryezë duke biseduar.

“Lubjanë, Slloveni – Në darkën e mikëpritjes së Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, e me kolegët e rajonit në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit nesër”- shkruan Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit