Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë, sipas mediave në Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur pas orës 21:00 dhe po cilësohet si vrasje në tentativë. Policia ka njoftuar se ka sekuestruar një makinë e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.
E ndërsa dy personat e plagosur pas thirrjeve për ndihmë janë dërguar në spital, ndërsa autorët u larguan me vrap duke u arratisur.
“Është raportuar se dy persona meshkuj kosovarë kanë marr plagë nga të shtënat me armë zjarri dhe të njëjtit kanë kërkuar tretman mjekësor.
Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një veturë e cila dyshohet se është përdorur në rast”, thuhet në raportin e Policisë.