Një 33-vjeçar nga Përmeti, i identifikuar si Ervis Qorri, ka rënë në prangat e policisë për vjedhje.
Mësohet se i riu i ka vjedhur celularin një 23-vjeçari italian në vendin e quajtur “Banjat e Bënjës”.
“I vodhi celularin një shtetasi italian, vihet në pranga autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga një shtetas italian, se i kishin vjedhur celularin, në vendin e quajtur “Banjat e Bënjës”, Përmet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale nga Policia, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i vjedhjes së celularit të 23-vjeçarit italian, shtetasi Ervis Qorri, 33 vjeç, banues në fshatin Malshovë, Përmet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.”, thuhet në njoftimin e policisë.