-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat italiane: Pse Shqipëria u bë destinacioni i 2023-it?

Kryesoret

“Pse Shqipëria u bë një ndër destinacionet më të rëndësishme turistike të verës së këtij viti,” me këtë pyetje e nis artikullin e saj agjencia e njohur italiane e lajmeve AGI.

Në artikullin e AGI, shkruhet se “vendi i shqiponjave” u kthye në trend për italianët që kërkojnë destinacione të reja pushimi. Udhëtimet drejt Tiranës sipas saj shënuan një rekord historik këtë verë.

“Ajo që ka tërhequr pushuesit ishte deti i bukur dhe i aksesueshëm me çmime të favorshme. Një nga arsyet kryesore pse Shqipëria u bë një destinacion kaq popullor këtë verë është kostoja e ulët për europianët,” shkruhet ne artikull.

Sipas tyre, krahasuar me destinacionet e tjera turistike të rajonit, çmimet në Shqipëri janë përgjithësisht më të ulëta, si për akomodim ashtu edhe për ushqim e aktivitete.

“Me plazhet e pacenuara, qytetet historike mjaft simpatike dhe peizazhet mahnitëse, Shqipëria po tërheq një numër në rritje udhëtarësh që kërkojnë aventura autentike dhe vende jashtë linjës tradicionale turistike,” shkruan AGI.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit