-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pa praninë e Putin, Prigozhin varroset në Shën Petersburg

Kryesoret

Ditën e sotme është zhvilluar ceremonia mortore për kreun e grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin i cili vdiq më 23 gusht, pas rrëzimit të avionit me të cilin po udhëtonte nga Moska për në Shën Peterburg.

“Ceremonia e lamtumirës për Yevgeny Viktorovich u mbajt përmes një organizimi të vogël. Ata që duan t’i thonë lamtumirë mund të vizitojnë varrezat Porokhovskoye,” u tha në kanalin në Telegram që përdoret nga Wagner.

Vareza ku mendohet se prehet tashmë trupi i Prigozhin gjendet në periferi të Shën Petersburgut. Komiteti Hetues i Rusisë konfirmoi të shtunën se Prigozhin vdiq gjatë rrëzimit të avionit privat, por shkaqet e rrëzimit nuk janë përcaktuar ende.

Më herët, Kremlini tha se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në varrimin e Prigozhinit dhe kanë hedhur poshtë zërat se ata qëndrojnë pas kësaj ngjarjeje.

Në varrezat ku prehen prindërit e Putin, presidenti injoron funeralin e Prigozhin

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit