Mediat italiane kanë publikuar rezultatet e para të autopsisë.
Klajdi Bitri 23-vjeç nga Lushnja ndërroi jetë në vend në Ankona pasditen e së dielës pasi u qëllua në zemër dhe në mushkëri me një shtizë peshkimi.
I riu u qëllua nga algjeriani Melloul Fatah 27 vjeç. Agresori po debatonte me një italian dhe shqiptari u fut për të shuar sherrin, por u vra në vendin e ngjarjes.
Trupi i pajetë i të riut pritet që të sillet në Lushnje për t’i dhënë lamtumirën e fundit.