Sulm fatal në Calolziocorte (Lecco). Një i ri u godit me thikë brenda stacionit të trenit në kulmin e një sherri në Itali. 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në pjesë të ndryshme të trupit.
Autorë të sulmit janë dy persona, të cilët më pas u arratisën dhe tashmë janë në kërkim nga policia. Drama ndodhi përballë nënës së djalit, e cila ishte me të në stacion, sipas TGCom.