Një protestë është mbajtur përsëri nga mbështetësit e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj para Presidencës në Tiranë.
Mësohet se këtë herë protestës i janë bashkuar edhe qytetarë kosovarë, të cilët kërkojnë mos ekstradimin e Goxhajt drejt Hagës.
“Dritan Goxhaj është emblemë kombëtare,” tha një prej protestuesve të pranishëm.
Ditën e nesërme pritet të ketë një seancë gjyqësore në orën 12:00 për Dritan Goxhajn, ish-luftëtarin e UÇK.
Më datë 18 gusht u mbaj seanca e kërkuar nga avokati i tij, Bashkim Nikolli për ndryshimin e masës së sigurisë, por u mbajt në fuqi masa e paraburgimit.
Fletë-arresti nga Gjykata Speciale! Policia e Tiranës: Dritan Goxhaj do të ekstradohet
Arrestohet me urdhër të Gjykatës Speciale ish-anëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj