Kryeministri i parë postkomunist i Shqipërisë, Fatos Nano ndodhet në spital dhe po lufton për jetën, tha të enjten zyra e kryeministrit aktual, shkruan Associated Press.
Nano, 70 vjeç, prej javës së fundit ndodhet në terapi intensive në një spital privat në kryeqytet, Tiranë, ku po trajtohet për probleme me mushkëritë.
Nano është themeluesi i Partisë Socialiste në pushtet në 1991 pas shpërbërjes së ish-partisë komuniste që drejtoi diktaturën në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore.