-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paketa për sigurinë e fëmijëve në shkollë

Kryesoret

Nisja e vitit të ri shkollor dhe masat kanë bërë bashkë dy ministrat Evis Kushi dhe Taulant Balla që kanë hartuar një plan për mbarëvajtjen dhe garantimin e sigurisë. Ministri Balla renditi masat që do merren brenda këtij muaji në të gjitha shkollat e vendit.

Kur i dorëzojnë fëmijët te dera e shkollës këtë vit prindërit duhet të jenë më të sigurt.

Asnjë problematikë nuk do u ndodhë jo vetëm për brenda po edhe përreth ku ata natyrshëm kalojnë një kohë të gjatë.

Sot shpallim një paketë të re masash në shkollat tona të arsimit parauniversitar. Do të normojmë perimetrin e sigurisë, hapësirat fizike ku fëmijët ndërveprojnë që përfshijnë të gjitha rrugët e rrugicat përreth shkollës e brenda saj.

Do të identifikojmë dhe përcaktojmë brenda javës perimetrin e sigurisë të çdo shkolle, jo më pak se 50 metra në vijë ajrore rreth gardhit të shkollës.

Do të propozohet brenda muajit një paketë e re ligjore për ndëshkimin e veprave penale.

Objektivi ynë kryesor është parandalimi i kriminalitetit. Bizneset tregtare në Perimetrin e Sigurisë së Shkollave do të përballen me të gjithë forcën e ligjit deri në mbylljen dhe konfiskimin e pasurive” tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit