Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky pritet të marrë pjesë në mbledhjen vjetore të liderëve botërorë në Kombet e Bashkuara këtë muaj ndonëse është e paqartë nëse prania e tij do të jetë fizike apo virtuale sinë vitin e kaluar.
Presidenti ukrainas do të marrë pjesë në takimin e Nju Jorkut, në një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në vendin e tij, tha ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha për gazetarët në një kohë kur Shqipëria ka marrë drejtimin e presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Udhëheqësit botërorë do të mblidhen në Nju Jork në 18 shtator për një takim të nivelit të lartë. Seanca e Këshillit të Sigurimit do të mbahet dy ditë më vonë më 20 shtator.