Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vaun e Dejës, pasi një 21-vjeçare goditi me thikë një të moshuar, pasi ky i fundit sipas vajzës ka tentuar që ta përdhunojë.
Ngjarja është regjistruar në fshatin Deje, të bashkisë së Vaut të Dejës në banesën e 21-vjeçares e cila ka qenë vetëm në shtëpi.
Plagosja në Vaun e Dejës, i moshuari tentoi të kryente marrëdhënie me dhunë me 21-vjeçaren
Sipas rrëfimit të të resë, 68-vjeçari ka tentuar që të kryejë marrëdhënie me dhunë ndaj saj dhe kjo e fundit në kushtet e vetëmbrojtjes e ka goditur me thikë të moshuarin disa herë.
E reja ka pranuar autorësinë në policinë e Shkodrës dhe ka rrëfyer ngjarjen. I moshuari mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Shkodrës.
I nguli thikën 68-vjeçarit në Vaun e Dejës, autore një vajzë 21-vjeçare