-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prespa e Madhe “zonë e kuqe”, DW: Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia të ndërhyjnë!

Kryesoret

Liqeni i Prespës së Madhe “zonë e kuqe” nga rënia drastike e nivelit të ujit. Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut duhet të gjejnë zgjidhje për të mbrojtur një ndër liqenet më të vjetra të Europës. Në fshatin Liqenas, në Korçë, Spase Tërpo kontrollon nivelin e liqenit të Prespës së Madhe.

Detyra e tij është të masë rregullisht nivelin e reshjeve dhe të ujit, që fatkeqësisht ditë e përditë po japin sinjale shqetësuese.  Ai është brezi i tretë i familjes së tij, që është i lidhur ngushtësisht me liqenin. Ajo çka nisi si pasion në familjen Tërpo, u kthye më pas në profesion për ta.

“Nga viti 1946 dhe këtej, nga matjet që kemi bërë ne, tregon që liqeni ka pasur gjithmonë ndryshime dhe luhatje. Luhatje të mëdha, rritje të mëdha, ka pasur në vitet ’70, kur liqeni ishte 8 metër në lartësi më të madhe se tani. Që nga ai moment, liqeni ka pasur gjithmonë ulje. Tani që po flasim zgjati më tepër ulja e liqenit, pra ka rreth 3-4 vite ose më shumë që po bie”.

Në Institutin e GjeoShkencave në Tiranë, aty ku dhe Tërpo dërgon të dhënat që grumbullon në terren, inxhinierët kanë përllogaritur tkurrjen e vazhdueshme të liqenit të Prespës.

“Në Prespën e Madhe kemi sërish një rënie të dukshme dhe zvogëlim të sipërfaqes ujore. Rreth vitit 1967 është llogaritur një sipërfaqe përreth 329 km2, për të dyja Prespat. Në ditët e sotme kemi një sipërfaqe që ka arritur deri në rreth 250 km2. Pra kemi një tkurrje të këtyre dy liqeneve, shumë të madhe” – thekson Emanuela Kiri, hidro-gjeologe pranë këtij Instituti.

Prespa e Madhe, sipas Kirit, ka “ushqim” liqenin e Prespës së Vogël, e cila sot është kthyer në një kallamishte.

SHKRIMI I PLOTË NË DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit