-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sigurimi i tërmeteve/ Skema e qeverisë “kërcënon” tregun privat vullnetar, si do të ndikojë?

Kryesoret

Projektligji i propozuar nga qeveria duket se përjashton plotësisht nga skema e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet kompanitë private. Sipas tyre, një skemë e tillë mund të dëmtojë edhe më shumë atë treg të vogël të sigurimit vullnetar të fatkeqësive që ekziston në Shqipëri

Ngritja e skemave të detyrueshme të sigurimit nga katastrofat mund të motivohet nga një mungesë e një kulture masive të sigurimit vullnetar ose, në raste të veçanta, nga pamundësia për të siguruar një mbulim të plotë të rreziqeve me mekanizmat privatë të sigurimit dhe risigurimit.

Në rastin e Shqipërisë, sigurisht që shtysa kryesore për projektligjin e propozuar nga qeveria “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet” është mungesa një kulture të zhvilluar të sigurimit.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), vitin e kaluar tregu i sigurimit të pronës nga katastrofat, i shprehur sipas primeve të shkruara bruto, kishte vlerën e 1.82 miliardë lekëve ose afërsisht 16 milionë eurove.

E shprehur në prime sigurimi për frymë, çdo shqiptar shpenzon mesatarisht më pak se 6 euro në vit për sigurimin e pronës nga katastrofat.

Megjithëse primet e shkruara bruto shënuan një rritje me afërsisht 5% krahasuar me një vit më parë, pesha e tyre specifike pësoi një rënie të mëtejshme në 9.5% të primeve të sigurimit të Jo-Jetës, nga 9.8% që përbënte një vit më parë.

Nga ana tjetër, Shqipëria vlerësohet si një vend me ekspozim të artë nga rrezikut të katastrofave natyrore. Raporti i Rrezikut Botëror 2021, i cili llogarit Indeksin e Rrezikut të Fatkeqësive për 181 vende, bazuar në kapacitetet përballuese, e rendit Shqipërinë të parën në Europë dhe në vend të 61, në rang botëror.

SHKRIMIN E PLOTË E GJENI NË MONITOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit