-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shuhet” Mohamed al Fayed, babai i Dodit që vdiq me Lady Dianën në aksident

Kryesoret

Ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare Mohamed Al Fayed. Ai është babai i Dodi Al Fayed që humbi jetën në një aksident automobilistik së bashku me Dianën, Princeshën e Uellsit.

I lindur në Egjipt, Mohamed ndërtoi një perandori biznesi në Lindjen e Mesme përpara se të transferohej në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 1970.

Megjithatë, ai kurrë nuk e realizoi dot ambicien e tij për të marrë një pasaportë britanike. Ai i kaloi vitet e tij të fundit duke vënë gjithnjë në dyshim rrethanat e vdekjes së Dodit dhe Dianës.

Mohamed Al Fayed

Al Fayed kishte mbetur kryesisht jashtë vëmendjes së publikut dekadën e fundit, duke jetuar në rezidencën e tij në Surrey me gruan e tij Heini.

Klubi i Futbollit Fulham, të cilin Al Fayed e zotëroi për shumë vite njoftoi se ishte “shumë i pikëlluar kur mësoi” për vdekjen e tij. Nën pronësinë e tij, Fulham FC u ngrit nga kategoria e tretë në Premier League.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit