-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: Çfarëdo të thonë, ne po përparojmë

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha të shtunën se ushtria ukrainase po përparon në kundërofensivën e saj ndaj forcave ruse, duke hedhur poshtë kështu deklaratat e zyrtarëve perëndimorë që thonë se Ukraina po fiton terren me shumë ngadalësi.

Kundërofensiva e shumëpritur, që tashmë po mbush pothuajse tre muaj, ka arritur të rimarrë mbi dymbëdhjetë fshatra, por jo qendra të mëdha, ndërkohë që përparimi është penguar nga fusha të gjera të minuara dhe vijat mbrojtëse të forcave ruse.

Këtë javë, zyrtarë amerikanë që folën në kushte anonimiteti, shprehën zhgënjimin me progresin e ngadaltë të operacionit dhe madje fajësuan për këtë strategjinë ukrainase. Komentet u bënë të ditura në artikuj perëndimorë që shkaktuan zemëratën e Kievit.

“Forcat ukrainase po lëvizin përpara. Me gjithë zhvillimet dhe çfarëdo thotë ndokush, ne po përparojmë, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Jemi në lëvizje,” shkruan Zelensky në aplikacionin Telegram.

Disa druhen se mund të zbehet mbështetja e Perëndimit, ndërsa moti më i ftohtë dhe më i lagësht do të ngadalësojë progresin më vonë këtë vit. Perëndimi ka dhënë miliarda dollarë për të ndihmuar kundërofensivën dhe Kievi thotë se i nevojiten edhe më shumë.

Përparimi i ukrainasve në fushëbetejë është shfaqur më shumë në një pjesë të frontit në Zaporizhian juglindore, ku Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar, tha të premten se ushtria ukrainase kishte çarë përmes vijës së parë të mbrojtjes ruse.

Shtëpia e Bardhë tha se ka patur “sukses të dukshëm” nga Ukraina në këtë zonë, megjithëse Maliar paralajmëroi se njësitë ukrainase kishin hasur në pozicione të tjera edhe më të fortifikuara, pasi kishin çarë vijën e parë mbrojtëse të forcave ruse./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit